Një fëmijë 6-vjeçar qëlloi një mësuese në një shkollë fillore në Virginia, SHBA, të premten pasdite, 6 janar, sipas policisë.
Policia tha në një deklaratë se ka arrestuar djalin e akuzuar në shkollën fillore Richneck në Newport News, Virginia, një qytet në pjesën juglindore të shtetit.
Shefi i policisë u tha gazetarëve se “të shtënat nuk ishin aksidentale”.
Nxënësi që atëherë është marrë në paraburgim dhe mësuesja, një grua rreth të 30-ave, u dërgua në një spital lokal për t’u trajtuar për lëndime që “besohej se ishin kërcënuese për jetën”, sipas departamentit të policisë.
Nuk dihet ende asnjë detaj për mënyrën se si fëmija ka marrë armën e përdorur.
Pas ngjarjes, fëmijët e tjerë ishin zhvendosur në kampus, në gjimnazin e shkollës, ndërsa oficerët përpunonin provat që ishin ende në zonën ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, shumë “këshilltarë” po punonin me studentët në përpjekje për t’i mbajtur ata të qetë.
Të shtënat me siguri do të ngjallin debat për kufizimin e aksesit publik ndaj armëve në SHBA.
Burimi: Guardian