Aktori i mirënjohur i humorit, që është pjesë e spektaklit “Klanifornia”, Albano Bogdo ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale gjatë kësaj fundjave, pasi në “Tik-Tok” u bë virale një video-live e tij me disa miq, ku bëhet pjesë e një sfidë.
Për të përfituar disa “dhurata” me ikonën e mbretit të xhunglës, Luanit, të cilat më pas përkthehen në përfitime financiare nga konvertimi në ‘coins” në formatin e “Tik-Tok”, aktori pranon që të qethet zero gjatë live-it.
Një prej miqve të tij i dërgon 4 prej “dhuratave” që Albano kërkoi duke e detyruar këtë të fundit që t’i përmbahet kushteve të lojë dhe të rrëmbejë nga tryeza e tij një makinë rroje, me të cilën “zhduk” në sekonda kaçurrelat e tij, që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës si aktor.
Por rrjeti më pas shpërtheu në komente ofenduese dhe negative ndaj aktorit, ku pjesa më e madhe e kanë cilësuar “lypës Tik Tok-u” dhe për këtë pjesë të fansave që nuk e kanë pritur mirë veprimin e tij, Bogdo është përgjigjur me një tjetër live në rrjetin social.
Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar, me një gjuhë të ashpër, ndërsa në ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.