E qëllimshme ishte kjo?! Pas porosisë që i la Donaldi, Sami nxjerr mesazhet: “Është më e mirë se Bora”

Para disa ditësh Samiu postoi një foto krah aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe burime pranë “Panorama Plus” bënë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës.

Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut, i cili siç thuhet e mbajti fjalën.

Së fundmi, Samiu ka postuar një video nga takimi me Efin ku shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursjenë as puthjet ndaj njëri-tjetrit.

“Me ca lule me një vend”, ka shkruar ai.

Por një nga ndjekësit e ka ngatërruar Efin me Borën dhe Samiu ka publikuar mesazhet.

“Thashë qe me Borën pasha krejt”, shkruan ndjekë.

“Hahahaha, më e mirë se Bora kjo”, ka qenë përgjigja e Samiut.