Në një intervistë televizive këngëtarja mjaft e përfolur, Beatrix Ramosaj, tha se ndihet më e frymëzuar se kurrë, ndërsa shtoi se po punon për projekte të reja.
Beatrix Ramosaj: Jam më e frymëzuar se kurrë, më e angazhuar se kurrë, projektet janë të shumta po punoj shumë. Jam e rrethuar me shumë dashuri, jo vetëm nga familja e miqtë por edhe nga publiku. Dua të veçojë mbështetësit e mi.
Ramosaj ka komentuar dhe për ribashkimin e Bora Zemani dhe Donald Veshajt, duke thënë se i vjen mirë që ka ndodhur një gjë e tillë.
Çfarë mendimi ke për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në shoëbizin shqiptar me disa personazhe?
Beatrix Ramosaj: Ribashkime të kujt?
Po flitet gjithandej për Donald dhe Bora?
Beatrix Ramosaj: A shumë mirë gëzohem, më vjen mirë.