E pyesin per ribashkimin e Bores me Donaldin, ish-banori i “BBV” habit me deklaraten: “Bora mbledh pislliqe, i ruan, i akumulon…”

Diten e djeshme, Meridian Ramcaj ishte i ftuar ne “Station” te “News24” ku erdhi me nje rrefim ndryshe per jeten e tij.

Mirepo, nuk kishte si te mungonte dhe pyetja per Donaldin, duke ditur konfliktet qe Meridiani kishte me kete te fundit.

I pyetur nga gazetarja se cfare mendimi ka per ribashkimin e Donaldit me Boren, me nje indiferencizem Meridiani iu pergjigj: “Kush eshte ky qe permendet”, duke shtuar me pas:

“Thone qe ne mal bora kur nuk shkrin mbledh gjithe ato pislliqet i ruan, i akumulon, keshtu qe mos tento te shkelesh te ajo se behesh pis”.

Meridiani nuk nguroi t’a hidhte dhe nje ‘thumb’ per Sabianin, i cili mungoi ne dasmen e “vellait” te tij, Ilir Shaqirit.

“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”, tha Meridiani