Atdhe Xharavina ka qene nder te tjera i perfolur ne media edhe per nje lidhje te mundshme me Bora Zemanin.
Kjo per shkak te dedikimeve te shumta qe ai bente ne rrjetet e tij sociale, te cilat nje pjese e publikut i komentuan si nje fiksim i tij ndaj Bores ndersa te tjere e gjykuan se, nese nuk do te kishte gje mes dyshes, Atdheu nuk do te bente reagime te atilla.
Atdheu e ka mohuar gjithnje faktin se mes tij dhe Bores ka patur dicka me shume se shoqeri, ndersa nga ana tjeter Bora nuk ka qene kurre pjese e intervistave, duke mos folur kurre per fjalet qe qarkullojne ne lidhje me Atdheun.
Ndaj pervec dyshes protagoniste, jane pyetur shpesh anetaret e tjere te Per'puthen ne perpjekje per t'u zbuluar e verteta.
Nje prej tyre ka qene edhe opinionisti Arjan Konomi i cili u ngacmua gjate nje videoje Live nga nje TikTok-er.
“Po kur iku Bora me Atdheun, i erdhi mire Donaldit?”- iu drejtua pyetja e drejtperdrejte Arjanit.
Opinionisti e mohoi kategorikisht duke thene se jane vetem thashetheme e me pas nuk kerkoi t'a vazhdonte me kete teme duke e mbyllur me aq.