Me një “ask question” në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se po i shkon shtatzënia dhe ka shuar ca kuriozitete të tjera të ndjekësve.
Moderatorja ka treguar se nga dita në ditë po shëndoshet dhe po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj.
E pyetur se cili ka qenë moderatori i saj i preferuar kur ka qenë e vogël, Arbana ka shkruar emrin e Adi Krastës.
Moderatorja ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione