Bebe Rexha konfirmoi ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje.
Ndërkohë që ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha:
“Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.
Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte.
“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”, shkruante ai në mesazhet e publikuara.
“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shtoi ai.
Më pas, biseda vijoi: “Hë tani, shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”, ia ktheu Bebe, duke theksuar se nuk mund të përdorë diçka të tillë për të “armatosur” inatin, ankthin apo pasiguritë e tij.
Sayfari i shkroi Rexhës se duhet të mendojë, të shkruajë mendimet, të flasë me një terapist dhe të kërkojë për zanafillën e problemit.