E penduar qe eshte bere pjese e Per’puthen, Ana Kauri tregon arsyen!

Ana Kauri ka qene nje nga vajzat pjesmarrese ne “Per’puthen” me te pelqyera dhe me te komentuara nga publiku, si per pamjen e jashtme, ashtu edhe per rrugetimin e saj ne program.

Pas daljes nga Per’puthen, ajo vazhdonte te ishte ne qender te vemendjes dhe te ngjallte kuriozitet tek publiku persa i perket jetes se saj private.

Mirepo, duket se Ana eshte penduar per pjesmarrjen ne programin dating, pikerisht per kete arsye se jeta e saj private nuk eshte me e tille.

Ka qene vete ish konkurrentja qe e ka shprehur kete gje gjate nje pyetesori me ndjekesit.

Ana gjithashtu tregoi se televizioni nuk eshte me prioriteti i saj, tek u pyet nese do te mund t’a shihnim serish ne ekran.

Kujtojme se Ana u perfol gjithashtu per nje lidhje jashte programit gjate kohes qe ishte pjese e tij.

Ne ate kohe perflitej se ajo ishte ne nje lidhje prej me shume se 4 vitesh dhe pjesmarrja e saj ne program ishte vetem per fame, megjithese keto hipoteza nuk u konfirmuan kurre me fakte.

Tanime, ajo eshte shprehur se nuk eshte ne nje lidhje dashurie.