Gjatë spektaklit live të mbrëmjes së djeshme, konkurrenti i rradhës që la shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte Amos Zaharia.
Largimi i tij shkaktoi një trishtim të madh tek Olta dhe Dea, të cilat shpërthyen në lot pas komunikimit të vendimit.
Ditën e sotme Dea e ka nisur ditën duke kujtuar Amosin. Teksa është përlotur, ajo po i tregonte Teas se e ka parë Amosin në ëndërr sikur ishte ende pjesë e shtëpisë.
Kujtojmë se pas daljes nga shtëpia Amosi u pyet nga Arbana Osmani përsa i përket një lidhje të mundshme me Dean jashtë shtëpisë, mirëpo ai nuk dha një përgjigje konkrete por u shpreh se është një njeri që jeton në të tashmen dhe se e ardhmja e çështjes me Dean “le të shkojë si të shkojë”.