Veshja e Ronela Hajatit ne tapetin turkez ne Eurovision mori serish vemendjen e mediave dhe te te pranishmeve e nuk kaloi pa u komentuar.
Persa i perket kesaj veshje, stilisti i Roneles Niko Komani, tregoi se eshte nje pamje qe te jep pershtypjen e nje mozaiku, nje kishe ortodokse e gjithashtu tek printi jane flamuret e te gjitha shteteve per te treguar keshtu dashurine qe Ronela ka per te gjithe.
Mirepo, duket se ideja e kesaj veshje eshte kopjuar nga stilisti brazilian Pedro Leopoldo.
Vete stilisti ka reaguar me ane te disa postimeve ne InstaStory, ku teksa ka ndare foton e Roneles me veshjen e tij, ka kerkuar ndihme duke thene se ideja e tij eshte marre pa asnje autorizim e madje pa iu dhene asnje kredit.
“Ata perdoren dizanjin tim pa miratimin tim, pa me kerkuar autorizmin tim!
Ata perdoren krijimin tim pa pelqimin tim dhe pa me dhene kredite!”
Gjithashtu, krijimi i stilistit daton qe ne muajin Prill te vitit 2020.
Se cila do te jete levizja e rradhes nga stilisti brazilian, kjo do te mbetet per t’u pare!