Kishte disa kohe qe ish konkurrentja e Per’puthen, Sindi Loci, nuk ka qene pjese e intervistave e vetem sot ajo vendosi te ishte pjese e emisionit “N’Kosove Show”.
Ajo tregoi se aktualisht po jeton ne Prishtine me motren e saj te madhe, ku u shpreh se njerezit i duken me te ngrohte dhe meshkujt me te sjellshem dhe xhentil.
Qendrimi i saj ne Kosove eshte kuptuar nga fotot e saj ne Instagram dhe pak a shume ishte dicka qe dihej, por ajo qe nuk ishte degjuar me pare nga Sindi eshte moderimi i nje programi.
Duke qene se ajo vete ka qene pjese e nje programi dating, ka menduar te beje vete nje program te tille ne Kosove te cilin do t’a moderoje vete.
Ajo gjithashtu foli per konkurrentet aktual te Per’puthen, per te cilet u shpreh se i ka ndjekur shume pak, por ka arritur te kuptoje se jane akoma me shume fallco se konkurrentet e sezonit te kaluar.