E papritur! Se shpejti “Perputhen” do te vije ne versionin VIP?!

Edhe pse programi “Per’puthen” pati nje renie drastike shikueshmerie ne krahasim me sezonin e shkuar, autorja Olsa Muhameti ende nuk i ka humbur shpresat.

Per’puthen jo qe do te vazhdoje edhe sezonin tjeter ne shtator, por Olsa premton se programi do te rikthehet fuqishem dhe do te jete me i mire dhe me i bukur nga c’kemi pare deri tani.

Ajo gjithashtu kerkoi disa mendime te ndjekesve gjate nje pyetesori ne InstaStory, persa i perket risive ne program.

Nje prej tyre ishte ideja e nje emisoni dating kesaj here me persona VIP e jo persona te panjohur ashtu sic kane qene dy sezonet e shkuar.

Gjithashtu, nje tjeter ide e sugjeruar ishte edhe prania e publikut ne studio, gje qe mesa duket i pelqeu shume Olses.