Beatrix Ramosaj dy ditë më parë publikoi një video në llogaritë e saj sociale, në të cilën fliste për bullizimin që i është bërë muajve të fundit.
Këngëtarja 27-vjeçare u paragjykua dhe u ofendua në rrjetet sociale për lidhjen që e krijoi me aktorin Donald Veshajn në “BB VIP” dhe kjo ka bërë që ajo të reagojë dhe të kërkojë që kjo të ndalet, madje tha se ata që do të vazhdojnë ta bëjnë këtë do të përballen me ligjin.
Pas këtij reagimi, Ramosaj mori mbështetje edhe nga nëna e Rita Orës, Vera.
Vera Ora ka shpërndarë në InstaStory videon e Beatrixës, ku bëri thirrje që të ndalohet bullizimi
“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka shkruar Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos.
Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne.
“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, ka shkruar Ora.