Spektakli i sotëm në “Big Brother VIP” nisi me një lajm të papritur nga Bledi Mane.
Duke qenë se gazetari ishte në nominim gjatë këtyre ditëve me Luizin dhe Kiarën, ai kishte marrë zotimin të largohej nga gara.
Bledi tregoi se arsyeja e këtij vendimi ishte për të mos ndarë çiftin, por të vazhdonin garën krah njëri tjetrit.
Megjithëse Luizi nuk ra dakort me këtë vendim të Bledit, ai sërish u largua nga shtëpia.
Nga ana tjetër, për opinionistin Arbër Hajdari dhe për Oltën, ky ishte një veprim për të paraprirë largimin e tij nga ana e publikut, pasi sipas tyre, Bledi e priste të ishte i eleminuari i rradhës.