Pavaresisht se eshte hera e pare qe “Big Brother VIP” transmetohet ne Kosove, dita dites po rritet interesi te publiku.
Mes banoreve qe jane bere pjese e shtepise, padyshim Gjon Karrica eshte nje nder me te komentuarit dhe me te dashurit ne rrjet.
Se fundmi Karrica ose sic njihet ndryshe “Lugati”, ka qene serish ne qender te vemendjes pas nje debati ne shtepi.
Si fillim ka qene dyshja e banoreve qe kane hyre si cift, Urimi dhe Alisa ku ne diskutimin e siper kane treguar se do te behen prinder per here te pare.
Mirepo, nuk vonoi shume qe dyshja te tregonte se e gjitha ishte ne kuadrin e shakase dhe asgje me shume, veprim ky i cili nuk u prit aspak mire nga Lugati.
“Është shaka me nivel 0.0 shije. Nuk bëhen shaka me vdekje dhe lindje. I urrej njerëzit që duan të bëjnë gjithçka për pak vëmendje”- tha mes të tjerash Gjoni, i cili sa i përket Alisës, u shpreh se i ka humbur respekti për të.
https://www.instagram.com/reel/CmKepiYIi0u/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9b761c8a-0470-473f-923a-e2237e8dba49
Debati vazhdoi edhe ne dhomen e gjumit, serish me Gjonin dhe partnerin e Alises, Urimin. Ky i fundit, ne lidhje me deklaratat e Gjonit u shpreh se “nuk duhet te flase ashtu me te” pasi “nuk e njeh kur nevrikoset”.
Gjoni e vazhdoi diskutimin edhe ne oborr, ku nje moment u shpreh se “do te ike nga shtepia”.