Diten e sotme u be e ditur se emisioni “Top Story” nuk do te transmetohet me ne “Top Channel”.
Ky lajm u be i ditur ne faqen zyrtare te emisionit ne Facebook, teksa thuhet se emisionet e patransmetuara dhe te censuruara do te transmetohen ne kanale te tjera komunikimi.
“Top Channel mbyll Top Story!
Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel. Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.
Ky investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit. Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Mirepo, nuk qenka keshtu!
Pas ketij lajmi i menjehereshem ka qene reagimi i Top Channel, qe ne nje artikull te botuar ne portalin e televizionit, tregon se lajmi eshte i rreme dhe eshte publikuar nga redaktori Endrit Habilaj se bashku me drejtues te tjere te cilet kane perdorur profesionin dhe emisionin si mjet gjobash dhe kercenimesh, duke keqperdorur edhe donacione te huaja.
Top Channel akuzon drejtuesit e emisionit si gjobaxhinj, qe nuk kane patur asnje qellim tjeter veçse te perfitojne per vete duke shkelur etiken e televizionit.
Gjithashtu behet me dije se “Top Story” do te vazhdoje te transmetohet, por kesaj here me drejtues te rinj, emer te ri dhe mision te ri dhe se redaktori se bashku me drejtuesit e tjere do te perballen me autoritetet per demin qe i kane shkaktuar kompanise.