Programi “Per’puthen” eshte ne ditet e fundit te tij ndaj dhe autorja Olsa Muhameti ka menduar nje mbyllje ndryshe per kete sezon.
Mirepo, kjo do te jete java e fundit persa i perket takimeve mes konkurrenteve, pasi programi do vijoje edhe per disa jave me momente te tjera dhe surpriza per publikun.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, Olsa u beri te ditur ndjekesve te saj se do te mund te jene pjese e studios per t’u bere konkurrenteve pyetjet me te veshtira qe kane menduar ndonjehere.
Pjesmarresja e publikut ne studio do te behet me ane te nje audiocioni e gjithashtu do te jene pjese konkurrentet e te gjitha sezoneve te “Per’puthen”.
Kujtojme se pak dite me pare, Olsa Muhameti na vuri ne dijeni se eshte ne diskutim e siper te nje programi tjeter ne vend te “Per’puthen”, kjo pas gjithe sugjerimeve nga ndjekesit e saj.