E papritur! Getinjo largohet nga shtëpia e “BBV”, Stresi shpërthen në lot

Duket se rrugëtimi i reperit Getinjo brenda shtëpisë së “BBV Kosova” ka ardhur drejt fundit.

Megjithëse reperi ishte i pari që hyri në këtë program dhe ka qenë banori i vetëm që nuk u nominua kurre, përgjatë Prime-it të sotëm ai ka kërkuar të largohet nga BBV.

Reperi është shprehur se nuk ka dashur ndonjëherë cmimin e madh por donte ta provonte si eksperiencë. Ai shton se këtë tërheqje nuk e quan dorëzim pasi nuk e ka parë si garë.

Ndërkohe, Stresi ka shpërthyer në lot dhe është shprehur sërish se nëse Geti largohet do e lërë dhe ai lojën pasi s’ka kuptim për të. Mirëpo reperi e ka vendosur këtë gjë bashkë me produksionin.

https://www.instagram.com/reel/CnfexMJq2_6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e8ddb23a-1da5-46b3-ade8-29081d9e4142