Me vendim të produksionit, Luizi dhe Efi u mbyllën të dy në një dhomë pak metra larg banorëve të tjerë, duke e patur të ndaluar t’i takojnë apo komunikojnë me ta.
Mirëpo, ditën e sotme në shtëpi ka mbërritur një zarf që i ka vënë banorët përpara një zgjedhje.
Atyre u është dhënë mundësia të zgjedhin për t’i nxjerrë Efin dhe Luizin nga dhoma ku janë izoluar, mirëpo në këmbim do të humbisnin 10 mijë euro.
Me shumicë votash, banorët kanë vendosur pro nxjerrjes së tyre nga dhoma, mirëpo kjo solli pakënaqësi tek pjesa tjetër.
Olta dhe Amosi ishin ata që u shprehën kundër këtij vendimi, pasi sipas tyre dita pa Luizin ishte shumë e qetë dhe pa ofendime.
Ndërsa, disa banorë të tjerë e bën zgjedhjen vetëm për hir të Efit.