E papritur! Edhe Riniani lancon kengen e tij te pare

Ashtu si nje pjese e mire e konkurenteve te Perputhen, as Riniani nuk i shpetoi dot “tundimit” te tregut muzikor dhe keshtu papritur publikoi kengen e tij te pare.

Ajo cka na cuditi me shume eshte se kur ishte i ftuar para disa kohesh ne nje interviste per “Express Rozë”, teksa u pyet per planet e se ardhmes, Riniani e mohoi se mund te debutonte ndonjehere ne muzike, pasi ishte nje fushe ne te cilen nuk e shihte veten. Por, mesa duket paska nderruar mendje.

Kenga titullohet “Drama” dhe eshte nje bashkepunim me kengetaren Marigona. Nga videoklipi mund te themi se eshte perzgjedhur nje teme qe Rinanit i shkon per shtat.

Gjithashtu u vu re se pjese e videoklipit jane edhe dy nga ish konkurentet e tjere te Perputhen, Sajmiri dhe Eltoni.

Nese nuk e keni degjuar akoma, ju ftojme t’a degjoni me poshte!