Mbremjen e djeshme kengetarja Fifi ishte e ftuar ne emisionin “Me ler te flas” te Donald dhe Romeo Veshaj.
Pjesmarrja e saj ne program erdhi pas fjaleve per nje ceshtje gjyqesore te mundshme mes Fifit dhe Donaldit, pasi ky i fundit kishte bere nje skeç ne lidhje me naten kur Fifi humbi ndjenjat ne shtepine e “Big Brother VIP”.
Perpos videove te postuara ku dyshja tregoi se nuk kishte asnje mosmarreveshje mes tyre, edhe pjesmarrja e Fifit e tregoi me se miri kete gje.
Nje rubrike e pergatitur mbremjen e djeshme per Fifin ishte se ajo duhet te lidhte emrat e drejtuar me nje personazh publik.
Pas gjithë këtyre emrave të cilësuar nga Fifi me fjalën që sipas saj i përshtatej më shumë, ajo çka bëri përshtypje ishte deklarata për Donaldin.
Kur ai e pyeti për “duet”, Fifi nuk hezitoi menjëherë të thonte emrin e aktorit. Kjo nxiti fansat të mendojnë që së shpejti midis tyre mund të kemi një bashkëpunim.
Epo, nuk do te ishte keq te kishim nje bashkepunim muzikor mes dy nga personazhet me ne ze te momentit.