Ditën e sotme në ‘E Diell’ ishin të ftuar moderatorja Lei Kraja dhe reperi Stresi. Gjatë një sfide në lojën me vezë Lei Krajës i kërkohet që t’i dërgojë një mesazh zanor Robert Berishës ku i duhet ti thotë të ‘Të të vijë turp nga vetja’.
Pa nguruar për të fituar pikët, bukuroshja i dërgon mesazhin duke i thënë: Robert si s’të vjen turp, a ke cipë, turp të të vijë.
Nga ana tjetër moderatorja Nevina Shtylla i kërkon Stresit që të kërkojë një falje publike për Einxhel Shkirën për çdo gjë që ka thënë për të.
Pavaresisht konflikteve mes tyre, Stresi nuk nguron per ti kerkuar falje publikisht ish banores se “BBV”
Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje cdo femre, sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’, u shpreh Stresi.