E papritur! Bora Zemani largohet përfundimisht nga “Përputhen”, ndryshime në programet e Top-Channel

Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e programit “Përputhen”.

Burime për “Kryefjala” thonë se moderatorja e programit të përditshëm të dashurisë në Top-Channel nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes.

Jo më kot në këtë video që ka postuar pak orë më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit teksa edhe vetë shprehet është i fundit për të.

Në shtator Bora do të drejtojë programin “Dancing with the Stars” që pritet të fillojë në Top-Channel ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet në Top-Channel, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.