Big Brother VIP në Top Channel ka nisur sonte rrugëtimin me një tjetër edicion me personazhe të njohur të showbizit, artit dhe jetës sociale.
Reality show nis sot për të qëndruar me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.
Por duket se shqiptarët e Kosovës nuk do ta ndjekin në mënyrë normale Big Brother VIP Albania. Kjo pasi ‘Art Motion’, kompania e ngjashme me Digitalb që kontrollohet nga vëllezërit e shumëpërfolur Devolli, kanë bllokuar transmetimin e Top Channel në Kosovë, fiks në orën 21:00.
Skandali bëhet më i rëndë pasi ka një kontratë për transmetimin e Top Channel në Kosovë të cilën ‘Art Motion’ nuk e ka respektuar.
Big Brother Vip Albania njofton shikuesit e Kosovës që të ndjekin reality show në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube ku aktualisht po e ndjekin mbi 70 mijë njerëz.