E moren ne sy? Einxhel Shkires i ndodh e papritura teksa shijonte pushimet

Einxhel dhe Dagz po kalojnë pushimet e tyre të para si çift.

Ata ndodhen në Belek të Turqisë dhe nga fotot e videot e postuara në Instagram duket se po ia kalonin për mrekulli, por diçka e papritur ka ndodhur.

Einxhel ka treguar përmes një postimi se është sëmurë me temperaturë mbi 37. Ish-banorja e Big Brother VIP mendon se e ka kapur ‘syri i keq’ dhe shkruan se s’do postojë më po vazhdoi me temperaturë.

“Aaa po vazhduam kështu s’do postoj më”, shkruan Einxhel duke e shoqëruar postimin me emoji syrin e kaltër që përdoret kundër ‘syrit të keq’.