Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur nga Shkupi është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.
Që kur bëri publike lidhjen e saj, ajo është komentuar shpesh negativisht lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin.
Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një deklaratë e Tahirit e cila shprehet: E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur.
Adelina është shprehur se nuk u martua për t’i pëlqyer njerëzve, por sepse e donte partnerin e saj.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, deklaroi këngëtarja.