Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.
Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.
Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.
Gjithashtu, postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin mjaft vëmendje dhe kështu ka ndodhur dhe me Instastory-n e saj më të fundit.
Kohëve të fundit, bukuroshja është kritikuar për ‘mbipostimin’ sipas ndjekësve të saj të video-ve me partnerin dhe për këtë ka reagur vetë Fifi.
Në mesin e gjithë fjalëve, këngëtarja ka zgjedhur të postojë një shprehje që përshtatet situatës së saj.
“Buzëqesh e mos i trego askujt si sillet jeta me ty, se bota gëzohet kur nuk je mirë!”
Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një bashkëpunim me Gent Fatalin të quajtur ‘Pikturë’ dhe në vetëm 1 muaj nga publikimi, kënga ka arritur mbi 13 milion klikime.