Situata mes Oltës dhe Efit sa vjen e përkeqësohet në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Dy vajzat kanë një marrëdhënie të nxehur mes tyre, madje mbrëmjen e djeshme refuzuan të kryejnë provën javore në të cilën ato duhet të vepronin si një çift.
Pas spektaklit të djeshëm, Efi ka hedhur hipotezat e saj përsa i përket mbështetjes së publikut ndaj Oltës.
Tek bisedonte me Kiarën, ajo u shpreh e çuditur për duartrokitjet që i jep publiku pas përgjigjeve të saj në Prime, duke aluduar se dikush i detyron.
“U thotë dikush duartrokisni apo e mbështesin vërtetë se unë çuditem! Se kur dëgjoj që mbeshtesin atë..a e di sa kontradita dhe mashtrimr kam dëgjuar sot?”- iu drejtua Efi Kiarës.