Britney Spears do të martohet sot me të fejuarin e saj, Sam Asghari.
TMZ raporton se këngëtarja me famë botërore dhe Sam do të organizojnë një ceremoni intime me rreth 100 të ftuar.
Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë këngëtares, e cila e ka mbajtur të fshehtë lajmin.
Në ceremoni do të marrë pjesë vetëm vëllai i këngëtares Bryan ndërsa nëna, babai dhe e motra, Jamie Lynn nuk janë ftuar.
Kjo në fakt ishte e pritshme duke marrë parasysh faktin se këngëtarja ka pasur një raport jo të mirë me prindërit, të cilët i ka akuzuar për të gjitha vështirësitë që ka kaluar gjatë 13 viteve të kujdestarisë.