Ka pak dite qekur dyshja Donald-Trixa i dhane fund lidhjes se tyre, ne nje menyre shume te qete e pa buje.
Ishte Trixa ajo qe la te kuptohej me ane te nje postimi ne InstaStory se historia mes tyre ishte nje histori fallco, e me pas hoqi Donaldin nga ndjekesit.
Mesa duket, Donaldi e ka patur ende mendjen tek Bora e kjo u vertetua mbremjen e djeshme kur ai riktheu ne profilin e tij puthjen e famshme brenda shtepise se BBV.
Kujtojme se Trixa ishte ajo qe morri urrejtjen me te madhe nga publiku, por megjithate ajo nuk hoqi dore nga Donaldi duke thene se, edhe nese do te kthehej koha pas, serish do te lidhej me te.
Mirepo, edhe pse morri persiper gjithe kete urrejtje e madje publikoi nje kenge per Donaldin, lidhja mes tyre u shua direkt pas daljes se Donaldit nga shtepia e BBV.
Gjithe kete dem qe mori, Trixa duket se eshte gati t’a perballoje serish e kete na i tregoi me ane te nje postimi ne InstaStory.
Ajo ka ndare nje video me qenin e saj Bella teksa shihet te jete e lumtur dhe gati per t’a marre veten!