Nje deklarate qe eshte degjuar shpesh nga konkurrentet e Per’puthen teksa jane pyetur per marredhenien me Bora Zemanin, eshte se ajo nuk u jepte as nje pershendetje.
Pervec konkurrenteve, kete gje e ka shprehur edhe opinionisti i shume mbremjeve ne “Prime”, Arjon Muca.
I ftuar ne “E Diell” te “Top Channel”, Arjoni u be pjese e disa lojerave perballe dy motrave Zyba, Laureta dhe Rrushe,ku iu kerkua te thoshte nje cilesi te keqe per Bora Zemanin.
Persa i perket Bora Zemanit, Arjoni tregoi se eshte nje person qe punon fort dhe e do karrieren, mirepo nje ane negative e saj eshte se nuk te pershendet kur hyn ne studio.
Sakaq, pas ketyre deklaratave moderatorja nuk e kurseu nje pergjigje gjate mbremjes se fundit te “Per’puthen”.
Teksa rrefente gjithe rrugetimin dhe veshtiresite gjate programit se bashku me opinionistin Arjan Konomi, Bora Zemani sqaroi nje here e mire arsyen e largesise se saj me konkurrentet.
Ajo u shpreh se ka qene vendimi i saj te tregohet e ftohte me te gjithe konkurrentet per te patur lirshmerine t’u drejtonte pyetje qe ka dashur t’u drejtoje, gje qe do te privohej nga nje marredhenie e ngushte me ta.