E krahasuan me lojën e saj në “BBV”, Beniada i gjen sozinë ‘Maestros’

Gjatë prime-it të djeshëm, Luiz Ejlli është shprehur në diskutim e sipër se Armaldo Kllogjeri ka mjaft ngjashmëri në karakter me Beniada Nishanin, ish banoren e BBV 1.

Luizi u shpreh se si Beniada ashtu dhe Armaldo, nuk i preferojne debatet me tone të ashpra.

Në lidhje me deklaratën e Luizit duket se ka ardhur dhe reagimi i Beniades.

Ndryshe nga mendimi i Luizit, modelja mendon se maestro ngjason më shumë me aktorin e njohur të “La Casa De Papel”, Berlin.

Ka qenë Olti Curri ai që ka zbuluar se Beniades i ngjason shumë Armaldo me Berlinin.

Ai postoi një foto në instastory nga biseda me Beniadën, ku shihej qartë se kjo e fundit shprehte ngjashmërinë mes tyre.

Beniada nuk është personi i vetëm që mendon se maestro ka ngjashmëri me Berlinin.

Një pjesë e madhe e publikut mendon po njësoj dhe këtë e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale ku bëjnë krahasime të ndryshme mes dyshes.