Hyrja e Lorenc Hasramës në “Big Brother VIP” kapi që ditën e parë titujt kryesor në media, kjo pasi “Lokimagazine” konfirmoi se këngëtari ka patur një lidhje me Keisi Medinin.
Lidhur me këtë lajm asokohe reagoi babai i Keisit, Sabiani i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory “shpërtheu” ndaj mediave duke përgënjeshtruar lajmin dhe tregoi se Keisi dhe Lorenci janë miq mjaft të mirë por nuk kanë qenë kurrë në një lidhje.
Ndërsa sot gjatë prime-t, Lorenci ka konfirmuar publikisht se ka patur një lidhje dashurie me Keisin para hyrjes në BBV. Ai tregoi se lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj, pasi vendosën raporti i tyre do ishte më mirë si dy miq.
Mirëpo ashtu siç pritej, pasi Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin, ka ardhur reagimi i Sabianit.
Në një postim në Instastory ai shkruan: “@KEISIMEDINI PRINCESHA BABOS JASHT NGA AJO SHPI SE BES PREMAT DUAN TE MARIN VEMENDJE PREJ TEJE KSAJ RRADHE NUK FUTEM ME ATY TE PRES JASHT TE TERHEQ VESHIN GJITHSESI JE GJEJA ME E SHTRENJT E BABOS”.