Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni është në pritje të ëmbël!
Pas ndarjes së bujshme nga Beart Rexhepi, burime për “Iconstyle” konfirmojnë se Tea është shtatzënë për herë të parë. Babai i fëmijës që po pret ish-konkurrentja nuk është personazh publik.
Sakaq, nëse hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit me foto të saj daton 10 javë më parë.
Epo për një person publik si ish-konkurrentja e Për’puthen është një kohë relativisht e gjatë pa postuar, ndërkohë që pak kohë më parë ajo ishte shumë aktive me postime në Instagramin e saj.
Kujtojme se heren e fundit ne ekran, Tea Trifonin e kemi pare si moderatore te “Goca & Gra”, nje sezon me pare. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.
Ne lidhje me largimin e saj foli pikerisht Tea teksa u pyet nga Arjan Konomi se pse nuk eshte me pjese e emisionit.
“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.