E konfirmuar! Pas largimit të bujshëm të Ben Blushit, ja kush do të drejtojë “Top Channel”

Të shumtë kanë qenë drejtorët ekzekutivë si dhe ata të informacionit që Top Channel ka ndërruar gjatë dekadës së fundit.

Pas largimit të Ben Blushit, po flitet se vendin e tij do ta marrë Ledion Liço.

Aludohet se mbrëmjen e 13 Prillit është zhvilluar mbledhja e fundit nga ku është vendosur se Ledion Liço do të jetë drejtori i ri i televizionit informativ “Top News” si dhe i “Top Albania Radios”.

Ju kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë. Lajmi u bë i ditur gjatë episodit të 12-të të emisionit “Ëndërrtjerrësit”.

Në këtë emision u shfaqen të ftuarit, të cilët uruan Ledionin “me një gocë”, duke lënë të nënkuptohet se Sara është në pritje të ëmbël. Kujtojmë se çifti i njohur kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët së shpejti do të bëhen me motër ose vëlla.

Përsa i përket babait të bashkëshortes së tij, Dritan Hoxhës ai tha se i mungon në forma nga më të ndryshmet.

“Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre”– u shpreh Ledioni ku dukej tejet i prekur.

Prej disa kohësh ai ka qëndruar larg ekranit dhe ky është një nga ato vendime që nuk kalohet pa u vënë re!

Por, duket se Ledion Liço nuk paska qëndruar tërësisht në heshtje edhe në aspektin profesional, me detyrën e re Ledioni sigurisht do të jetë më tepër pjesë e ekranit.

Ndër të tjera, Ledioni ka zbuluar edhe disa detaje nga karriera e tij disa vjeçare në “Top Channel”.

Vitet e fundit ai i ka munguar ekranit të “Top Channel”, por do të rikthehet së shpejti.

Ndërkohë thuhet se Lori Hoxha do të mbajë detyrën e administratores, ndërsa Sokol Balla do të kalojë në detyrë si drejtor i Informacionit të Top Channel.