Mikela ka befasuar ndjekësit në daljen e fundit. Ajo ka shpërthyer në lot para tyre.
Të gjithë janë bërë kurioz për të ditur se kush e ka lënduar Mikelën.
Nëpërmjet një video ish konkurrentja ka zbuluar arsyen e lotëve.
‘Nuk më keni parë kështu por ja që po më shihni, kam qarë. Kam qarë shumë dhe arsyeja që kam qarë dhe jam gati me lot përsëri është se e kisha shmangur shumë kohë dhe e pashë sot. Sapo pashë filmin ‘Hachiko’. Qenushi që pret të zotin për vite me rradhë. Të gjithë e dinë dashurinë time për qent. Ishte një film që nuk duhet ta kisha parë sepse jam shumë e lidhur me qent.’
Kujtojmë se Mikela ishte në një lidhje me Erionin e cila jashtë nuk zgjati shumë.