Albina Kelmendi dhe familja e saj u kualifikuan mbrëmjen e djeshme për në finalen e madhe të “Eurovizion 2023”.
Pas kualifikimit të Shqipërisë, ajo bëri një reagim publik ku shprehu gjithë mirënjohjen për mbështetjen.
“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”- shkruan Albina.
Kënga dhe performanca e familjes Kelmendi ngriti në këmbë skenën e madhe të Eurovision, projekt i cili ka shkaktuar shumë bujë dhe në mediat e huaja.
Shtetet pretendente për fitore flitet se këtë vit po e shikojnë Albina Kelmendin si konkurrente të fortë.
Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.
https://www.instagram.com/reel/CsHy2d_qPJz/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==