Make up artisti i njohur Arbër Bytyqi ka folur për personazhet e njohur të keranit se si janë në prapaskenë ose më saktë në dhomën e grimit.
Grimieri ka bashkëpunuar me dy prej moderatoreve më të komentuara Luana Vjollcën dhe Arbana Osmanin.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Bytyqi është shprehur se janë dy personazhe që krahasohen por nuk kanë pika të përbashkëta.
Grimieri ka theksuar se me Luanën ka marrëdhënie shumë të mira ndërsa me Arbana Osmani ka treguar se në fillim kishte patur p[ak frikë të punonte prej natyrës serioze që ka, por tani kanë marrëdhënie shumë të mirë.
Ndër të tjera është shprehur se ka krijuar raporte të mira dhe e respekton kohën për grimin.
“Arbana me Luanën janë dy personazhe që krahasohen dhe as nuk kanë pika të përbashkëta. Me Luanën është muhabet krejt tjetër, kam marrëdhënie shumë të mira, ka vite që e njoh. E kam shoqe shumë të mirë, është kënaqësi të punosh me të. Sjell pozitivitet, është shumë ‘funny’. Arbanën tani e kam njohur. Në fillim kam pasur pak frikë, sepse ka qenë natyrë pak më ndryshe, pak më serioze. Por tani kemi krijuar raporte shumë të mira. Është shumë profesioniste në punë, di çfarë do, të respekton kohën për grimin”, shprehet ai.
[epic_block_31 ]