“E kam jetën e dytë…”, Luizi rrëfen aksidentin e rëndë që ka pësuar vite më parë

Luiz Ejlli është një nga banorët i cili po bën një lojë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo një ndër të paktët që është treguar shumë hermetik përsa i përket jetës private.

Ditën e sotme ai ka ndarë me banorët e tjerë një ngjarje të rëndë që ka lënë shenjë në jetën e tij.

Luizi rrëfeu se vite më parë ka pësuar një aksident automobilistik bashkë me shokët e tij, ku rezultoi i dëmtuar rëndë nga gjymtyrët dhe kaloi në gjendje të fiktë.

Ai shtoi se kjo është një jetë e dytë për të, pasi shanset për të shpëtuar ishin të pakta. /Lokimagazine.com