Një koment i bërë nga Olta gjatë javës së shkuar për Arbër Hajdarin u diskutua gjatë spektaklit të sotëm duke sjellë një përplasje mes dyshes.
Olta ishte shprehur se Arbri jep komente të papërgatitura, pasi nuk e ka ndjekur fare “Big Brother-in”, por ‘e ka mendjen të mbledh fonde rrugëve’, siç u shpreh ajo.
Arbri ka kërkuar një sqarim nga Olta për këtë deklaratë të saj, duke e nisur pyetjen me një fakt të ndodhur para disa vitesh, ku aktorja ishte shprehur se fondacioni i Arbrit ka qenë një inspirim për të.
Përsa i përket kësaj situate, Olta i qëndroi opinionit të saj se Arbri ishte i papërgatitur me komentet e tij.
Nga ana tjetër, Arbri u shpreh se ka qenë shumë vigjilent duke ndjekur banorët dhe se puna e tij jashtë shtëpisë nuk është fare diçka që i përket Oltës.