Edhe pse u bë e njohur nga programi “Për’puthen”, Efi Dhedhes shfaqi të gjithë karakterin e saj të fortë dhe luftarak aq sa edhe të ndjeshëm në “Big Brother VIP”.
Shumë shpejt ajo u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer brenda shtëpisë së famshme edhe pse mbrëmjen e djeshme gara e saj përfundoi.
Të shumta kanë qenë reagimet e publikut dhe të figurave të njohura që e mbështetën konkurrenten, ku mes tyre dallon edhe ai i autores së Përputhen, Olsa Muhameti.
Olsa ka shpërndarë foton e Efit në llogarinë e saj në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një shkrim.
“Na bëre krenar Ef…dhe ju dhe të gjithëve një mesazh”, shkruan autorja e formatit të dashurisë duke iu referuar lojës së konkurrentes.