Së fundmi, reperi i njohur Kanye West i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Kim Kardashian se ajo është prindi kryesor i fëmijëve të tyre, duke dhënë një akuzë të fortë në Instagram në të cilën ai tha se Kim ka rrëmbyer një prej fëmijëve të tyre.
“Çfarë kupton me këtë? Gjithë Amerika e di që u përpoqe të më rrëmbeje vajzën time në ditëlindjen e saj duke mos dhënë adresën. Vendose sigurinë brenda shtëpisë për të luajtur me vajzën time, më pas më akuzove për vjedhje, më duhej të bëja një test droge pas festës së Çikagos, sepse më akuzove se isha i droguar.”
https://www.instagram.com/p/CZkQuX3PM8i/?utm_medium=copy_link
West, i referohet videos së tij virale, në të cilën ai pretendonte se Kim, refuzoi t’i tregonte adresën e ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre Chicago në janar. Ai përfundimisht arriti në festë, por burimet thanë se ai dhe Kardashian kishin rënë dakord paraprakisht për të organizuar dy evente të veçanta në Çikago. Burimi shpjegoi se:
Kim ishte e tronditur që ai vazhdoi duke e akuzuar atë kur ishte ideja e tij që të bënte dy festa të veçanta. Ajo do të bënte të sajën herët gjatë ditës dhe ai po organizonte një fest të veçantë. Askush nuk po përpiqej ta ndalonte të vinte.
Së fundmi West ka pohuar gjithashtu se vajza e tij North po poston në TikTok kundër vullnetit të tij në një postim të ri shqetësues në Instagram duke ndezur më shumë dramë mes tij dhe ish-gruas Kim Kardashian.