Kanë kaluar rreth dy muaj që nga përfundimi i “Big Brother VIP”.
Dhe pse fituesi u zgjodh, personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar e shprehin ende kë kanë përkrahur brenda shtëpisë së famshme.
Moderatorja e njohur, Roza Lati ka zbuluar së fundmi se cili ishte banori që ka mbështetur më së shumti.
Sipas saj nuk ka qenë vetëm një personazh por mesa duket pëlqimet e moderatores kanë ndryshuar përgjatë rrugëtimit të gjithsecilit prej tyre duke shfaqur karakteret apo dhe loja që bëhej brenda.
Roza është shprehur se në fillim ka përkrahur Sabianin më pas aktorin e humorit, Donald Veshajn kjo për vetë faktin se ajo e vlerësoi si artist dhe në fund moderatorja ka mbështetur Einxhel Shkriën kjo pasi sipas saj kishin tipe të njëjta.
“Unë e kam përkrahur shumë Sabianin. Pastaj me ato luhatjet emocionale dhe goditjet që mori njëra pas tjetrës e kam përkrahur një artist që ishte atje brenda, Donaldin. Pastaj me kalimin e kohës vura re një vajzë të flaktë që ngulte këmbë të vetja, e gjej shumë veten te ajo sepse është si ne, Einxhel Shkira”– është shprehur ajo.