E fundit/ “Top-Channel” largon Olsa Muhametin nga “Perputhen”, ja kush do jete producente!

Pas ardhjes në drejtimin e Top Channel nga vetë trashëgimtaret Hoxha ka patur shumë ndryshime në programe por edhe në staf.

Por nga burime brenda televizionit mesohet se të tjera ndryshime priten në sezonin e ri.

Bëhet fjalë edhe për “Përputhen”, të cilën Olsa Muhameti e nisi si rubrikë në “E diell” dhe e kthehu në emision.

Por edicioni i dytë dhe i tretë janë diskutuar publikisht si rënie niveli dhe përfshirje personazhesh që dëmtuan etikën e një televizioni kombëtar, flamurtar i programeve elitare që krijuan standarte në mbarë trojet shqiptare në mediat elektronike.

Diten e sotme, burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se vetë Top Channel po rinovon formatin duke larguar Olsa Muhametin dhe produksionin po e merr në dorë Lori Hoxha.

Ndryshime të mëdha do të ndodhin, kështu që le të bëhemi gati me telekomandë në dorë!