E fundit/ Rrahu prindërit në mesnatë, arrestohet ish i dashuri i konkurrentes se “Perputhen”

Ish i dashuri i Laureta Zybes, Vali Corleone është arrestuar për dhunë në familje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dje rreth orës 02:00, policia ka pranuar një informacion se në Lagjen ‘Dardania’ në Gjilan është në rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983), i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: /Abcnews