Vladimir Putin ka nënshkruar sot një dekret që bllokon eksportet dhe lëndët e para nga Rusia, pa i specifikuar se cilat, pasi raportohet se kjo listë do të përcaktohet brenda dy ditësh.
Nëse Rusia bllokon eksportet e naftës dhe gazit, dy nga produktet me të cilat furnizohet Europa, rritja e çmimeve do të jetë stratosferike.
Putini udhëzoi gjithashtu që të sigurohet ndalimi i eksportit të produkteve dhe lëndëve të para nga Rusia deri më 31 dhjetor, lista e të cilave do të përcaktohet nga qeveria.
Kjo shihet nga ekspertët si një lloj ‘hakmarrjeje’ nga ana e presidentit rus pasi Perëndimi i vuri një sërë sanksionesh pasi Rusia nisi sulmet për pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë kanë kaluar 13 ditë luftime dhe ukrainasit ende po i rezistojnë ushtrisë ruse.