E ftuan ne “Opinion” per ta kritikuar, Ronela Hajati shperthen ndaj opinionisteve: “Paskeni qene te vdekur…”

Eurovisioni mbaroi, por Ronela Hajati vazhdon të jetë në shënjestër dhe statuset e komentet nuk ndalojnë.

Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht diskutuan për performancën e këngëtares në Festivalin Europian dhe komentet Ronela nuk i ka pritur aspak mirë.

Menjëherë pas largimit nga programi, këngëtarja ka reaguar ashpër në InstaStory-n e saj ndaj opinionistëve duke i quajtur “të kalbur”.

“Po paskeni qene te vdekur per tu kapur me mua…Opinioniste te kalbur sic e keni mendjen dhe shpirtin…TURP!”, shkruan Ronela, të cilës siç duket i ka ardhur “në majë të hundës” me komentet për performancën e saj.

Ronela më parë është shprehur se ndihet e lumtur që fitoi dashurinë e publikut.

“Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma ka gjithmonë të drejtë”, është shprehur këngëtarja