(E fshiu) Donaldi ben humor me audion virale te trajnerit, ky i fundit i kthehet keq: “Do te thyhen dhembet e vene”

Ditet e fundit eshte bere virale nje video e trajnerit te joges, Klodian Murati, kur ishte i ftuar tek Rudina Magjistari.

Tek demostron nje prej pozicioneve te joges, ai rrezohet dhe shprehet se e beri kastile.

Kjo audio eshte perdorur nga shume perdorures te TikTok-ut per te krijuar video komike, gjithashtu dhe nga Donald Veshaj.

Mirepo, duket se trajneri nuk e ka pritur mire kete video te aktorit ndaj dhe i ka kthyer nje pergjigje te ashper publikisht.

“Donald bishti, mos tento t’a provosh kete prej verteti se do thyhesh krahet, kembet edhe dhembet qe i ke te vene”, shprehet trajneri video e cila nuk qendroi shume publike pasi u fshi.

Duket se trajneri e ka marre aq personale kete video te Donaldit, aq sa ne pershkrimin e fotos ka bere tag edhe programin “Fiks Fare”, nderkohe qe ne komente shihet se ndjekesit jane perpjekur t’i shpjegojne se eshte nje shaka pasi keshtu funksionojne videot e TikTok-ut.

Nga ana tjeter, Donaldi i ka kthyer trajnerit nje pergjigje paqesore ne InstaStory, tek ka shkruar:

“Hahaha e shikon qe te motivova.
Asgje personale. Ishte video funny. Te uroj gjithe te mirat! Mua ma rregullove diten”