Olta Gixhari është shfaqur mjaft e mërzitur pas eleminimit nga sfida e rezistencës.
Dëshira e saj e madhe ishte ti shkonte deri në fund sfidës, por ashtu si pjesa më e madhe edhe ajo u eleminua.
Së fundmi teksa po diskutonte me Kristin, ajo i tregoi hapur se dëshira për të fituar është e madhe, por pavarësisht kësaj ajo e dinte se nuk do fitonte.
Madje Olta shtoi se ashtu si sfidën e rezistencës, edhe “Big Brother-in” nuk ka për ta fituar!
“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej”, u shpreh Olta.
https://www.instagram.com/reel/CoO-MZUuj5e/?igshid=YmMyMTA2M2Y=